Të rinjtë nga Kosova e rajoni trajnohen për diplomacinë ekonomike

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 11:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka organizuar “Edicionin e 5-të të shkollës pranverore për diplomatë të rinj”. Në këtë edicion po marrin pjesë të rinj nga vendi e rajoni. Trajnimi do të zgjasë katër ditë.

Beqir Ismaili, drejtor gjeneral i Akademisë diplomatike e Kosovës tha se edicioni i sivjetmë ka të bëjë me diplomacinë ekonomike, raporton Ekonomia Online.

“Deri më tani janë mbajtur trajnime nga më të ndryshme në fushën e diplomacisë së jashtme në veçanti. Zhvillmi ekonomik është pikë kryesore për një vend. Këto vende përpiqen të marron depozita nga ndonjë vend ose organizate ndërkombëtare që produktet e tyre t’i shpalosin në tregun ndërkombëtarë. Këto përpjekje janë të njohura si diplomaci ekonomike”.

“Diplomacia ekonomike ndan pjesën kryesore siç janë ndihmat ekonomike dhe ndëshkimet. Ndihma janë grantet dhuratat e tjera ndërkaq e dyta përfshinë dhënien e ndihmave ekonomike. Diplomacia ekonomike bëhet me qëllim të përfitimit ekonomik ndërkombëtarë”.

Frank Hantke drejtor  i Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, për Kosovë tha se diplomacia bëhet duke respektuar mendimin e tjetrit.

“Është një nga 6 fondacionet politike. Ne financohemi nga tatim paguesit gjerman. Qëllimi i tatimpaguesve gjerman është që duam të ju ndihmojmë vendeve të zhvillohen. Friedrich Ebert Stiftung është funksional që 100 vite. Demokracia ka rëndësi për secilin për ne”.

“Të gjithë e dimë që demokracia nuk është diçka që instalohet dhe rrinë përgjithmonë, për atë duhet të punoni që ta mbani. Diplomacia është të dëgjosh edhe kur diçka nuk të pëlqen. Ne jemi në Kosovë që nga viti 2000. Kjo shkollë është një fëmijë i joni i përbashkët dhe duhet ta duam”.

“Ju si diplomatë duhet t’i dini nevojat e njerëzve. Gjeja më e përbashkët në mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë problemet e ngjashme. Nga zhvillimi i Bashkimit Evropian ne kemi kuptuar se paraja e sjell botën”, tha ai.

Nabil Ayad, këshilltarë i ministrit të Punëve të Jashtme, tha se në Samitin e Londrës ku do të jenë të pranishme vendet e Ballkanit një nga temat kryesore do të jetë bashkëpunimi politik rajonal.

“Kryeministri i Britanisë i ka ftuat shtetet e Ballkanit në një samit në Londër që të diskutojnë çështjet madhore në zhvillimin ekonomik dhe politik dhe besoj që të gjitha vendet do të vijnë. Ky samit do të fokusohet në 3 qëllimet kryesorë, rritja e stabilitetit ekonomik, fuqizimi i sigurisë rajonale, lehtësimi i bashkëpunimit politik për të zgjedhur konfliktet politike që kanë mbetur nga vitet 90-ta, këto janë temat kryesore të Samitit të Londrës”.

Fatmir Matoshi, zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se do të diskutohen tema të cilat kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Do të flasim për situatën që e kemi që nuk është shumë e lehtë është shumë sfiduese. Por janë i sigurt që bashkë me miqtë tanë do të ja dalim që t’i tejkalojmë këto sfida dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian sepse s’duam kurrsesi të mbesim anash”, tha ai.

Të ngjashme