Telekomi i Kosovës: Me staf të reduktuar do t’i ofrojmë të gjitha shërbimet

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Pas situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, Telekomi i Kosovës ka njoftuar se  prioritet kryesor, krahas ofrimit të shërbimeve pa ndërprerë, ka shëndetin e punonjësve dhe klientëve të saj.


Sipas një njoftimi për media të Telekomit thuhet se si kompani kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).


“Duke respektuar vendimin e qeverisë që të punojmë me staf të reduktuar ne do të ofrojmë të gjitha shërbimet tona. Në ndërkohë Telekomi i Kosovës është kujdesur që tu përshtat në tërësi nevojave dhe gjendjes aktuale të krijuar si rrjedhojë e pandemisë duke ju ofruar shumë kanale alternative për të kryer shërbimet tuaja në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët”, thuhet mes tjerash në njoftim.


Posta e Kosovës, si partneri i yni strategjik, sipas komunikatës, do të kryej shërbime në të gjitha pikat e saj që kanë vendosur t’i mbajnë të hapura konformë kushteve të reja të krijuara si rrjedhojë e pandemisë. Në anën tjetër E-shop i Telelomit është funksional dhe mbushje mund të dërgoni nga shtëpia nëse nuk dëshironi të lëvizni. Gjithashtu partneri ynë si rishitës ka furnizuar mjaftueshëm me mbushje gjitha marketet, pikatë e karburanit dhe shitësit tjerë zyrtar kudo që shihni shenjën VALA.


Kanale tjera alternative që mund të shfrytëzoni janë edhe të gjithë bankomatët e bankave komerciale në vend. Pra konform përgjegjësisë që kemi si kompani publike kemi ofruar dhe vazhdojmë të ofrojmë të gjitha shërbimet tona në 24/7. Për çdo paqartësi apo problem ju mund të na shkruani ne FACEBOOK apo edhe të thirrni në Qendrën e Thirrjeve në 080010000. Lutemi që kjo situata të tejkalohet me lehtësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.

Të ngjashme