Telekomi shpall konkurs për kryeshef Ekzekutiv dhe zyrtar Kryesor të Financave

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës ka shpallur konkurs për kryeshef Ekzekutiv dhe zyrtar Kryesor të Financave dhe Thesarit.

Në konkursin e publikuar sot në medie, mes tjerash kërkohet që kandidati për kryeshef Ekzekutiv duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në nivel të menaxhmentit të lartë.

Kushtet dhe kriteret që KE duhet t’i plotësojë janë:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë në fushën e: ekonomisë, shkenca teknike dhe inxhinierisë, juridik ose fusha të ngjashme. Preferohet edukim i avancuar (master) në sektorin relevant.
  • Të ketë njohuri të duhura për menaxhimin strategjik të ndërmarrjes.
  • Të jetë në gjendje të ofroj alternativa për arritjen e rezultateve afariste pozitive të ndërmarrjes dhe të menaxhoj ndryshimet për arritjen e rezultateve pozitive konform vendimeve të qeverisë, bordit të drejtorëve  dhe ligjeve në fuqi.
  • Njohuri të mirë të produkteve dhe shërbimeve të Telekomit si dhe trendet e zhvillimit të Telekomit.
  • Njohuri financiare, me aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar të dhënat financiare për vendimmarrje.
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla.
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara.
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të TK Sh. A., si dhe aftësia për të marrë vendime të  rëndësishme në situatat e vështira;
  • Aftësi për implementimin e ndryshimeve të nevojshme dhe aplikimin e metodave të reja afariste për përballimin e sfidave të reja;
  •  Aftësi për komunikim efikas me Bordin e Drejtorëve, me ndërvarësit e vet, me konsumatorët, me palët e interesuara, me zyrtaret qeveritar, me media dhe me palët tjera.
  • Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
  • Aftësi për fokusim ne çështjet, pritshmërinë dhe problemet e konsumatorëve ne mënyrë që ata të kenë përfitime dhe shërbime cilësore në afat të gjatë.
  • Vendosmëri ne zbatimin e masave disiplinore për drejtues e punonjës në përputhje me ligjin dhe procedurat e TK.  
  •  Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Ndërsa në përshkrimin e detyrave të Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit saktësohet se ai i raporton Bordit të Drejtorëve dhe është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në TK.

Ndër kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësojë janë: diploma universitare nga  fusha e financave dhe/ose kontabilitetit; përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit; të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes; aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare etj.

Konkursin në të tri gjuhët e gjeni në: ekonomiaonline.com/shpalljet/

Të ngjashme