Telekomi zyrtarisht shkëput kontratën me Z-Mobile

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 16:37 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Telekomi i Kosovës ka shkëputur sot kontratën me kompaninë telefonike “Z-Mobile”, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka dhënë lajmin se Telekomi zyrtarisht e ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile.

Ai ka thënë se përkundër që për gjashtë muaj negocimi me kompaninë Z-Mobile, nuk kanë arritur marrëveshje dhe kësisoj është marrë vendimi për ndërprerjen e kësaj kontrate.

“Në mbledhjen e bordit është marrë vendim të autorizohet kryeshefi dhe në bashkëpunim me ekspertët ligjorë që i kemi pas gjatë procesit në harmoni të plotë me veprimet ligjore, kemi marrë vendim bashkërisht bordi e menaxhmenti që sot gjatë ditës, edhe është njoftuar operatori Dardafon, që pas dështimit të negociatave për gjashtë muaj që kemi pas, ne këtë kontratë e shpallim të përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët e Z-Mobile të mos bëjnë panikë pasi mund t’i shfrytëzojnë numrat edhe për 30 deri në 120 ditë.

“Klientët e Dardafonit të mos shqetësohen e të mos bien pre e dezinformatave. Bashkë me ARKEP-in po punojmë të implementojmë edhe fazën e tranzicionit që do të zgjatë nga 30 deri 120 ditë. Konsumatorët që kanë shërbimet e tyre, s’do t’u ndërpriten deri në përfundim të tranzicionit”.

Istrefi po ashtu ka paralajmëruar padi për humbjet e shkaktuara ndaj Telekomit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e bordit, Besa Shatri, ka njoftuar se pas gjashtë muajve bisedime të paskukseshme me Z-Mobile kanë shkëputër kontratën.

“Bordi i Drejtorëve njofton publikisht se pas një periudhe gjashtëmujore të negociatave palët s’kanë arrit marrëveshje mbi kushtet e reja prandaj sot kryeshefi ekzekutiv bazuar në vendimin e bordit të drejtorëve ka dërguar njoftimin zyrtar për shpalljen e pasuksesshme të negociatave dhe përfundimin e kontratës me Z-Mobile nga data 31 korrik 2019”, ka thënë ajo në një konferencë për media, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme