Tërhiqen nga tregu produktet e brendit Kinder

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuomi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Republikën e Kosovës..

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)

“Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato.
Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve KINDER. Pasi qe të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura sipas lotëve të prodhimit dhe datave të skadncës , do të vendosët për hapat e mëtutjeshëm. Gjatë gjithë kohës konsumatorët do ti mbajmë të informuar për secilin ndryshim të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme