“Termokosi” ul çmimet e ngrohjes

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 17:13 | Nga

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton se në mbledhjen e tij të IX, të mbajtur sot me 14 tetor 2016, ka aprovuar tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Termokos sh.a për sezon e ngrohjes 2016/17.

Tarifat e reja për konsumatorët e amvisërisë do të jenë për 7% më të ulëta se ato të sezonës së kaluar. Ndërsa tarifat për konsumatorët komercial do të jenë mesatarisht 5% më të ulëta.

Gjithashtu Bordi i ZRRE me kërkesë të ngrohtores së qytetit të Gjakovës, NQ Gjakova, ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar.

ZRRE po ashtu njofton se në mbledhjen e sotme, Bordi ka aprovuar edhe Rregullën për ndërrimin e furnizuesit. Aprovimi i kësaj rregulle është konsideruar një hap shumë i rëndësishme për hapjen e tregut të energjisë elektrike në vend.

Në vijim të angazhimeve për hapjen e tregut të energjisë elektrike, Bordi i ZRRE ka shqyrtuar dhe ka aprovuar po ashtu kërkesën e ndërmarrjes “HEP – KS” SH.P.K për Licencim të aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike.

Në këtë mbledhje gjithashtu është licencuar edhe ndërmarrja “ENERGY FINANCING GROUP AD” me degë në Kosovë, për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike.

Në komunikatën dërguar medieve thuhet se Bordi i ZRRE-së edhe më tutje mbetet i përkushtuar në arritjen e synimeve të tij për krijimin e një tregu funksional të energjisë elektrike, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe konkurruese për të gjithë konsumatorët e energjisë në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme