Tesla me rekord në prodhimin e makinave elektrike

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania që drejtohet nga Elon Musk, Tesla në tremujorin e dytë të 2019-së ka lëshuar në treg 95,200 makina elektrike që është një ndryshim dramatik krahasuar me periudhën e parë të vitit.

Analistët kishin parashikuar që Tesla të lëshonte jo më shumë se 91 mijë makina në këtë tremujor.

Në tremujorin e parë kjo shifër ishte 63 mijë makina.

Tesla gjithashtu raportoi prodhimin e 87,048 makinave gjatë këtij tremujori krahasuar me 77,100 në tre mujorin e kaluar. Madje thyen edhe rekordin e mëparshëm, të tremujorit të fundit të 2018-së.

Kompania thotë se ka bërë progres të madh në përmirësimin e logjistikës botërore dhe operacioneve të dërgesave në volume më të mëdha dhe premtoi që ky rekord nuk do të jetë i papërsëritshëm. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme