Thaçi: Kanë ardhur shumë ankesa për Ligjin për Pagat

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 16:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar Ligjin për Pagat të miratuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit, tha se në lidhje me këtë ligj kanë ardhur shumë ankesa.

“Unë sapo jam Informuar që kanë ardhur shume ankesa sa i përket Ligjit për Paga. Në periudhën ligjore do të shikojmë dhe shqyrtojmë këto ankesa”, u shpreh Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës, ka kaluar Ligji për Pagat në sektorin publik.

Votimi i 77 amendamenteve të këtij ligji, ishte përcjellë me disa komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të amendamenteve.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Friday, February 8, 2019

Të ngjashme