Thaçi: Kosova është shtet i mundësive të mëdha, investitorët janë të mirëseardhur

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 10:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi në Forumin Frankofon të Investimeve (KOCAF), tha se të gjithë investitorët janë të mirëseardhur derisa premtoi se do të kenë ndihmën e institucioneve për të funksionuar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha shtet i cili duhet të shfrytëzohet si mundësi për investitorët dhe ky takim sot është mundësi e re i pashfrytëzuar deri më tani. Këtu shoh njerëz të suksesit dhe të punës”.

“Sot gjithë bartësit e institucioneve janë këtu për të ju treguar që jeni të mirëseardhur. Kanë besim që kjo mundësi do të shfrytëzohet maksimalisht. Kjo mundësi do të jetë shtytje e madhe edhe për afaristët e tjerë”.

“Disa prej jush keni filluar dhe keni pasur sukses prandaj si president i vendit dëshiroj të falënderoj presidentin e Francës dhe dua të ju them që jeni të mirëseardhur këtu”.

KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u krijua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë.

KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës. Dhoma e tregtisë dhe industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga Julien Roche, tubon rreth gjashtëdhjetë ndërmarrje.

Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum.

Pasditja do të jetë e përmbushur me takime B me B (biznes me biznes) organizuar së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bussiness Consultants Council.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) organizon Forumin Frankofon të Investimeve, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri. Merrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli etj.

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 26. Oktober 2018

Të ngjashme