Thaçi lavdëron punën e BQK-së në 20-vjetorin e themelimit, thotë se sfidë mbetet anëtarësimi në BE

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 09:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) e ka quajtur shtyllë të ndërtimit të shtetit, raporton Ekonomia Online

Kreu i shtetit në 20-vjetorin e BQK-së, shtoi se në këtë rrugëtim ky institucion është storje suksesi në rajon.

“Është kënaqësi të marrim pjesë në 20-vjetorin e themelimit të BQK-së njëherësh ndërtimi së shtyllave të shtetit. Ndërtimi i BQK-së në dukje ishte i vogël për në të vërtetë ishte hap i madh në ndërtim të shtetit”.

“Më shpalljen e pavarësisë filloi një reformë e re për Kosovën dhe që atëherë BQK-ja ka shënuar stabilitet financiar. Në këtë rrugëtim mund të them se BQK-ja është storie suksesi në gjithë rajonin”.

Nga lehtësirat e krijuar nga BQK-ja, pohoi ai kanë përfituar qytetarët, por edhe diaspora. Sfidë sipas kreut të shtetit mbetet anëtarësimi në BE, dhe plotësimi i kushteve të kërkuara.

“Përfitues janë gjithë qytetarët dhe diaspora që kanë krijuar lehtësira BQK-ja. Natyrisht në përvjetor të tillë kemi sfida dhe një nga to është plotësimi i gjitha kritereve për anëtarësim në BE”.

“Me përkushtimin e deri më tani kam besim se BQK-ja do të vazhdojë të tregoj suksese edhe më tutje dhe do të tregoj sukses në të ardhmen”.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, institucioneve të tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.

Konferenca do të jetë e ndarë në 4 sesione, ndërsa pritet që të prezantohet studimi “Qeverisja Korporative e Bankave në vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e qeverisjes korporative të bankave.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme