Thaçi: Rruga nacionale M2 projekt i rëndësishëm, qytetarëve iu duhen investimet infrastrukturore

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi konsideron se ndërtimi i rrugës nacionale M2, Milloshevë-Mitrovicë, është një projekt madhor dhe tejet i nevojshëm për qytetarët e vendit.

Në fjalën e tij të rastin me rastin e inaugurimit të nisjes së kësaj rruge, Presidenti Thaçi shtoi se Kosovës po ashtu i duhet qasja me investime infrastrukturore. Ai tha se  qasja e Qeverisë për të vazhduar fuqishëm me modernizimin e infrastrukturës në tërë hapësirat e Kosovës, është qasje që i duhet Kosovës, shtetit dhe qytetarëve.

“Qasja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar fuqishëm me rregullimin e infrastrukturës dhe me modernizimin e saj në tërë hapësirat e Republikës së Kosovës është një qasje që i duhet Kosovës, i duhet shtetit, i duhet qytetarëve, që ndryshon pamjen e vendit, e modernizon dhe definitivisht i jep pamjen evropiane Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit ka thënë se kjo autoudhë dhe të tjerat që janë kryer, si ajo Prishtinë-Prizren-Shqipëri, pastaj autoudha që është në përfundim e sipër Prishtinë-Shkup, ajo që sapo ka filluar në drejtim të Gjilanit dhe tjetra Kijevë-Pejë, janë investime që do të vazhdojnë dhe që po e ndryshojmë dhe fuqizojnë vendin tonë, duke e bërë me infrastrukturën më moderne edhe në nivel regjional.

Përveç Presidentit Thaçi e Kryeministrit Haradinaj, në nisjen e punimeve të kësaj rruge po marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore përfshirë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Të ngjashme