Thaqi viziton fabrikën e pajisjeve xehetare në Palaj, thotë se është një nga asetet më vitale të KEK-ut

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Drejtori menaxhues  i KEK-ut Njazi Thaqi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, fabrika e pajisjeve xehetare në Palaj, është një nga asetet vitale dhe më të rëndësishme të KEK-ut, shkruan EkonomiaOnline.

Thaqi tutje ka thënë se punëtorët në KEK po kryejnë një punë të madhe pavarësisht se punojnë në kusht të vështira.

Drejtori menaxhues i KEK-ut gjithashtu ceki se me sukses po përfundohen edhe punët e remontit të “Kosovës B”.

Shkrimi i plotë:

Fabrika e pajisjeve xehetarë në Palaj, një nga asetet vitale dhe më të rëndësishme të KEK-ut.

Punë shumë e fjale pak.

Këta janë punëtorët e KEK-ut. Falë tyre mbahen në funksion me dhjetëra makineri të renda e të stervjetruara.

Pavarësisht temperaturave, në të ftohtë e në vapë të madhe, në çdo njësi të Korporatës punohet me përkushtim e me vullnet të madh.

Kënaqësi kur sheh qe çdo proces po shkon sipas dinamikes se paraparë dhe brenda afateve të planifikuara.

Me sukses po përfundohen edhe punët e remontit të “Kosovës B”.

Në Mihje, në terren të hapur, në fabrikë e termocentrale, punë 24 orë në ditë kjo është dinamika e KEK-ut.

Gjithmonë kënaqësi të jesh afër punëtorëve dhe të shohësh këtë atmosferë punë përkundër vështirësive dhe punës jo të lehtë qe kanë punëtorët e KEK-ut.

Prandaj jemi storia me e mire e suksesshme në Kosovë.

Me respekt,

Nj. Thaçi

Të ngjashme