Tregjet e kriptovalutave rriten 25 miliardë dollarë brenda javës

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:04 | Nga

Gjatë shtatë ditëve të fundit, kapitali i përgjithshëm i tregjeve të kriptovalutave është rritur me rreth 25 miliardë dollarë.

Bitcoin aktualisht tregtohet me 7,630.17 dollarë, duke u zbritur me rreth 1 për qind brenda 24 orëve dhe rritur me rreth 6 për qind gjatë javës. Megjithatë, kriptovaluta është ende poshtë me 17 për qind gjatë muajit të fundit.

Ethereum është rritur me rreth 5 për qind gjatë periudhës 24 orëshe dhe është duke u tregtuar me 610.10 dollarë, shkruan Telegrafi.

Kapitali total i tregut të kriptovalutave aktualisht është nën 345 miliardë dollarë, duke fituar rreth 25 miliardë dollarë ose 8 për qind gjatë javës së fundit.

Bitcoin Cash është rritur më së shumti gjatë 24 orëve të fundit nga dhjetë kriptovalutat me kapital më të madh të tregut. Sipas CoinMarketCap, kriptovaluta është duke u tregtuar me 1.15 dollarë apo me një rritje prej 3.35 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme