Tregtia e jashtëligjshme, pamundëson zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 10:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca “Debati Strategjik Kombëtar për Tregtinë e Jashtëligjshme në Kosovë”, në të cilën u dhanë ide dhe sugjerime se si të luftohet kjo dukuri, për të cilën u tha se është e dëmshme për zhvillimin ekonomik të vendit, EkonomiaOnline.

Filippo Musca, u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar të Sarakuzas, tha se BE-ja synon që të shtrojë një themel në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme.

“Jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin ne do të analizojmë se çfarë përgjigje kemi ndaj tregtisë joligjore, ndërlidhjen e institucioneve dhe rolin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zgjidhjet për fenomenet kriminale janë prezente në terren. Fuqia e një vendi mund të bëhet fuqia e krejt rajonit, por kjo duhet të bëhet me bashkëpunim. Ky projekt nuk ka qenë një rrugë e lehtë në nivele të ndryshme dhe ka pasur  vështirësi.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se në këtë drejtim kanë mbështetur me shumë projekte Kosovën, që kanë pasur për qëllim avancimin e sundimit të ligjit për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar etj.

“Të gjithë e dinë rrezikun e krimit të organizuar. Tregtia joligjore është pjesë e skemave kriminale që i bëjnë sfidë të madhe Kosovës. Ngajshëm me korrupsionin, tregtia joligjore nuk është vetëm vepër penale ligjore por i shmangë burimet e nevojshme për ekonominë e Kosovës. Ndikon në prishjen e materialit shoqëror të Kosovës sepse nuk lejon që njerëzit të respektojnë të drejtat ligjore”, tha ai.

Afrim Kasolli, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, tha se tregtia ilegale minon mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vend.

“Efektet negative si pasojë e tregtisë ilegale sjell trendë negative. Mundësitë për të investuar në arsim, shëndetësi etj minohen nga tregtia ilegale. Ndikimi i tregtisë ilegale mund të jetë edhe në politikë. Veprimet e tilla cungojnë legjitimitetin e institucioneve. Që t’i shmangim këto Kosova mbetet e angazhuar në këtë. Institucionet janë partnerë rajonal e global në luftimin e kësaj dukurie”, tha ai.

Ndërsa Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se rregullimi dhe kontrolli i tregut prekë të gjitha shtresat në shoqëri.

Të ngjashme