Tregtia globale do të rritet më ngadalë në vitin 2019

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka ulur parashikimet për rritjen e tregtisë globale këtë vit në 2.6 për qind nga 3.7 për qind.

Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo tha se pasiguria është faktori kryesor për rënien masive.

Sipas analizave të OBT-së, ky parashikim pasqyron uljen e parashikimeve të PBB-ve në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi.

Në njoftimin e uljes së parashikimit, OBT-ja tha gjithashtu se tregtia globale e vitit të kaluar u rrit vetëm 3%. Kjo shifër është ulur ndjeshëm nga vlerësimi prej 3.7% në shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme