”Trepça” zyrtarisht Shoqëri Aksionare në ARBK (Dokument)

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja ”Trepça” është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) si Shoqëri Aksionare.Kjo është konfirmuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka thënë se tashmë zyrtarisht punëtorët e ”Trepçë” janë bërë pronarë të kësaj ndërmarrje.

”Moment historik! Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare. Të dashur minatorë e qytetarë, Sapo u regjistrua Trepça si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!”.

“Ministri Endrit Shala sapo ma dorëzoj certifikaten e biznesit të Trepça sh.a., ku së bashku me Kryetarin e bordit të Trepçës, Ardian Syla, kishim nderin dhe kënaqësinë ta pranojmë”.

“Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur”.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës. Urime!”, shkruan Lluka në facebook.

Të ngjashme