TRUST-i në vitin 2019 mblodhi 300 milionë € më shumë

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 12:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (TRUST) ka mbajtur konferencën vjetore për medie, ku ka pasqyruar punën njëvjeçare të saj, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u tha se gjatë vitit 2019 mjetet nën menaxhimin e kursimeve pensionale njohën rritje të larte, me fondin total që iu ofrua 2 miliardë eurove, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro.

Ruzhdi Morina kryesues i bordit të TRUST-it, ka thënë se ky institucion për vitin 2019 pati një performancë të mirë nga investimet me rreth 160 milionë euro.

Sipas tij, kthimi bruto shkoi në rreth 161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i lartë ndonjëherë.

Ndërsa, në vitin 2018 kthimi në investime ishte 84. 7 milionë euro ose minus 5.3 për qind.

Morina tha se pothuajse 75 për qind e mjeteve të FKPK gjatë vitit 2019 ishin investuar në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Edhe pse viti u përmbyll me rritje të fortë të performancës së tregjeve, përgjatë vitit ishin disa risqe dhe pasiguri me vlerësimin shumë të lartë të aksioneve, me përkeqësimin e fitimit të pritshëm të korporatave”, theksoi ai.

Sipas tij 25 për qind e mjeteve ose rreth 500 milionë euro në tregun e Kosovës, kurse 75 për qind e mjeteve të tjera janë të koncentruar në tregun e BE dhe ShBA.

“Trusti për vitin 2019 ka arritur një performancë të jashtëzakonshme nga investimet prej 8.09 për qind, me një kthim bruto rreth 160 milionë euro në total duke qenë rritja më e lartë në total që nga themelimi. Në vitin 2015 kthim nga investimi kishim 26 milionë euro, në vitin 2016 64 milionë euro kishim kthim nga investimi në vitin 2017 Kishim 102 milionë euro ndërsa në vitin 2018 kishim një rënie prej 84 milionë euro apo minus 5.3 për qind dhe në vitin 2019 kishim 160 milionë euro apo 8.9 për qind’, ka bërë të ditur ai.

Të ngjashme