Bregdeti i Shëngjinit “mbulohet” nga pulat e ngordhura

Prishtinë | 10 Pri 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Bregdeti i Ranës së hedhur në Shëngjin është mbuluar nga pulat e ngordhura.

Nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjellë nga dallgët e detit, shkruan Abcnews.al .

Deri tash në terren nuk janë parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën e cila ndodh në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur Shqipërinë e që deri tani janë mijëra pula të ngordhura.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani në Qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.

Të ngjashme