Prezantohet oferta turistike e Ulqinit, çmimet nuk ngritën dhe paralajmërohen investime

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 11:08 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, së bashku me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë, kanë prezantuar ofertën turistike për këtë sezon veror për pushuesit kosovarë, raporton Ekonomia Online.

Nrekiq tha se ka tetë muaj që ka marrë postin e kreut të këtij qyteti turistik, por ai zotohet se t’i kthehet bukuria që e kishte shumë vjet më parë.

Kryetari i Ulqinit tha se do të investohet rreth 25 milionë euro në infrastrukturë, përderisa ftoi edhe kosovarët të investojnë në Ulqin.

“Familjarisht njihemi me Kosovën dhe komuna jonë ka zhvilluar me shume se sa në periudhën e kaluar. Duhet ta kthejmë bukurinë e Ulqinit që e kishte në vitet 70. Kemi marrë disa hapa për infrastrukturës me 5 milionë euro edhe një tjetër për 20 milionë euro. Ne do të punojmë që kjo komunë të merr investime nga Kosova ku ka shumë të interesuar për të investuar në hoteleri. Qëllimi jonë është që Ulqini të jetë një ndër komunat me të zhvilluar të malit të zi. Ulqini është qytet 2500 vjeçar dhe kemi marr masa Ulqini do të ketë ujë rrymë elektrike dhe pastërti dhe një risi do të ketë edhe parking”, tha Nrekiq.

Ai shtoi se Nrekiq ka mangësi por të cilat do të largohen dhe të bëhen pushimet më të mira në rajon.

“Ulqini ka shumë mangësi por ne do të bëjmë çmos për ti kaluar këta barriera. Synimi i të gjithë partive politike është që Ulqini të zhvillohet sa më shumë. Kemi pas disa investitor që vijnë nga vende të botës dhe besoj që brenda pak vitesh do të jetë vend pushimi me i mirë në rajon.  Ulqini ka edhe Shasin (qytet i lashtë ilir)”, shtoi Nrekiq.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Turizmit në Mali të Zi, Qazim Hoxha, tha se janë përgatitur për këtë sezon 348 plazhe për të pushuar në Ulqin dhe çmimet do të jenë të njëjta si në vitin e kaluar.

Ai tha se numri i turistëve ka qenë 2 milionë ndërsa të ardhurat ishin 10 miliardë euro.

“Numri i turistëve ishte 2 milionë. Te ardhurat kane qenë 10 miliard euro. Vlera e investimeve ka qenë rreth 3 miliardë euro. Turistë nga Kosova kemi pas me shume se 280 mije fjetje, 10% rritje me shume se viti i kaluar. Oferta turistike, Mali i Zi është i përgatitur me 348 plazhe. Përpos këtyre numri me i madhe i gjithë këtyre plazheve është në Ulqin. Çmimet në Mal të Zi do të mbesin njëjtë me ato të vitit të kaluar” tha ai

Se çmimet do të jenë në nivel e thotë edhe drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka.  

“Ne çdo vit vijmë në Kosove për të prezantuar ofertën tonë dhe në secilin herë me oferta të reja dhe çdo herë do të prezantojmë oferta të reja. Kemi festivale të ndryshme. Çmimet janë në nivel më të ulët në rajon”, tha Gjeka.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë,  Ferhat Dinosha, tha se marrëdhëniet e shqiptarëve me malazezëve janë shumë të mira.

“Dua të përmend disa elemente që janë ngulitur. Ulqini do të jetë shtëpi verore ne shqiptare të Kosovës dhe Prishtina do të jetë shtëpia e studentëve tonë ku kane privilegje. Kosova ka marrëdhënie te mira me ne edhe në vitin 99 i kemi pas 100 mijë Kosovare atje, edhe besoj që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në fushën ekonomike”, tha Dinosha.

Këto oferta u prezantuan para kompanive turistike në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme