Saranda gati të pres numër të madh të turistëve – Gurma: S’do të ketë çmime të “kripura”

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 08:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përgatitjet për të pritur pushuesit nga Kosova, por edhe vendet e tjera tashmë janë bërë në Sarandë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma potencoi se përgatitjet për sezonin turistike kanë filluar që nga tetori i vitit të kaluar.

Ai shtoi se nuk do të ketë çmime të “kripura” në Sarandë, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat në bazë të kërkesave që kanë pasur operatorët turistik.

“Përgatitjet për sezonin turistik nuk kanë filluar tani, por shumë më herët. Tashmë kemi moto të punës tonë që suksesi i një sezoni fillon aty ku mbaron sezoni  paraardhës kështu që përgatitjet kanë filluar në tetorin e vitit të kaluar me dëgjesat publike që bëjmë me gjithë komunitetin. Për sa i përket çështjes së çmimeve nuk do të ketë çmime të kripura në Sarandë”. 

AI thotë se këtë vit presin që të kenë pushues sa kishin edhe në vitin 2009, kur edhe kanë pasur numrin më të madh të pushuesve.

“Ne kemi atraksione turistike shumë të mira. Ne kemi bujarinë dhe natyrën e bukur. Ne shpresojmë që këtë të arrijmë nivelet e vitit 2019 sepse ai është viti me prurjen më të madhe të numrit të turistëve”.

“Shpresojmë që edhe këtë vit të jemi në ata numra. Ne kemi marrë të gjitha kërkesat e operatorëve turistik dhe bizneseve sepse me biznesin jemi në partneritet të vazhdueshëm e shohim si partner kryesor për sezoni turistik. Të gjitha masat janë marrë në bazë të kërkesave që kanë pasur operatorët turistik dhe shpresojmë që sezoni këtë vit të jetë i suksesshëm”, tha Gurma.

Përderisa Ruzhdi Kurtishaj, nga Shoqata e Transportuesve Rrugorë të Udhëtarëve, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar për pakot e agjencive turistike dhe çmimet, duke shtuar se në sezonin e verës ka pasur një ngritje të cimeve.

Tutje, ai tha se pret që edhe diaspora ta ketë destinacion kryesor Shqipërinë, raporton EO.

“Qytetarët janë të informuar nga pakot e agjencive turistike. Sidomos pakos së Sharr taravel e cila gjithmonë ofron një pako jashtëzakonisht të veçantë me çmime promovuese dhe do të ketë shërbime të mirëfillta. Ne me çmime jemi njëjtë sikurse vitin e kaluar. Sa i përket sezonës verore ka pasur ngritje të lehtë të çmimeve por gjithmonë një ngritje e arsyeshme”.

“Sezoni ka filluar dhe nga data 15 qershor do të ketë edhe udhëtime në çdo destinacion turistik dhe përfshirë Sarandën, Ksamilin, Ulqinin. Diaspora është një set i çmuar jo vetëm i Kosovës por për gjithë kombin andaj pres që diaspora ta ketë destinacion kryesor Shqipërinë”, tha Kurtishaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme