Vlora hap sezonin turistik, kosovarët ftohen ta shijojnë “detin e tyre” me çmime të volitshme

Vlorë | 17 Pri 2022 | 14:56 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një ceremoni tashmë tradicionale, organizuar nga operatorët turistik nga Shqipëria dhe Kosova, është hapur zyrtarisht sezonin turistik në Vlorë për këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, u theksua se investimet nga shteti shqiptar po e bëjnë Vlorën dhe jugun e Shqipërisë gjithnjë e më atraktive.

Ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ftoi kosovarët që ta vizitojnë “detin e tyre”, duke pohuar se ky nuk është “turizëm patriotik”, sikur thuhet shpesh, por që Vlora ja vlen të vizitohet për shkak të bukurive e historisë që ka.

Klosi tha se Shqipëria duhet të konsiderohet vend për turizëm gjatë verës e Kosova gjatë stinës së dimrit.

“Ky nuk është turizëm patriotik, është një turizëm i gjithë shqiptarisë sepse ne nuk e bëjmë për patriotizëm. Unë mendoj se duhet ta vazhdojmë sepse Ministria po e ndjek me shumë përparësi se verën e kemi në ketë anë të bjeshkëve dhe dimrin shkojmë matanë ta ndjekim ku ka kushte të jashtëzakonshme turistike për të gjithë ata qe duan të shijojnë dimrin, malet, bukuritë e Prizrenit, Prishtinës, Gjakovës dhe gjithë trojeve tona, dhe mos të vazhdojmë të mendojmë se ky det është vetëm i vlonjatëve”.

“Natyrisht bërja e investimeve nga Qeveria shqiptare, sidomos portit të Vlorës, përfundimi i by pasit te Vlorës, fillimi dhe përfundimi i tunelit Llogaras, bërja e lidhjes me rrugë shumë më të mira qe nga çdo qytet i zonës andej kufirit e këtej në Shqipëri. Ne duhet të jemi si komunitet i cili tani duhet të punojmë shume me tepër për turizmin të huaj, për të shtuar numrin e turistëve të huaj, për të pasur mundësi që gjithë këto problematikat e tre viteve të fundit, tërmetin, pandeminë dhe andej lufta të përballojmë që këtë vit për të pasur mundësi që këtë vit të ri gjenerim vetën dhe me shumë shpresa qe vitin tjetër të kemi një turizëm të jashtëzakonshëm”.

“Falënderojë të gjithë mediat që kanë ardhur përtej bjeshkëve, s’dua të them nga Kosova sepse e mendojë që jemi një dhe duhet të jemi një prandaj kanë një respekt të jashtëzakonshëm në mënyrën se si e promovoni shqiptarinë dhe gjithë burimet tona turistike dhe po ashtu kompanitë qe janë sot, miqtë e ‘Regina Grup’” .

Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur sidomos pushuesit nga Kosova.

“Unë dua të theksojë në parim për të gjithë partnerët e ‘Regina Grup’ si iniciatorë e hapjes së turizmit në këtë vit, dhe shpresojë ky vit jo vetëm në qarkun e Vlorës, por në gjithë Shqipërinë të jetë jo vetëm turizëm patriotik por turizëm e i mbar shqiptarëve”.

“Unë dua të theksojë që në këtë sezon janë marrë të gjitha masat për të përballuar me sukses këtë turizëm që ne e presim me padurim”.

Ruzhdi Kurtishaj pronar i “Sharr Travel”, tha se po mundohen që të ofrojnë pako shërbimesh me çmime të volitshme dhe këtë e kanë arritur falë bashkëpunimit me “Regina Grup”, ku edhe janë hapur shumë hotele.

“Kemi ardhur këtu pikërisht në Vlorën e Ismajl Qemailit dhe Isa Boletinit vetëm e vetëm qe të promovojmë edhe më tepër turizmin shqipfolës. Ne deri më tani jemi munduar të bëjmë më të mirën e mundur, por me duket se prapë se prapë pak kemi bërë”.

“Falë bashkëpunimit të madh që kemi pasur ‘Regina Grup’ është me më tepër se 3 hotele apo 500-600 dhoma. Kjo është një tregues më i miri se Kosova është prezent në Vlorë dhe ne do të jemi prezent në Vlorë sepse edhe toka e Vlorës edhe deti i Vlorës, edhe kalaja e Kaninës, edhe manastiri i Venecit të gjitha janë të shqiptarëve”.

Shpëtim Turkaj drejtor i “Fibula Travel Agency”, ka falënderuar të gjitha për organizimin.

“Mirë se keni ardhur në hapjen e sezonit Vera 2022. Faleminderit që na keni thirrur, medie, të gjithëve dhe shokun tim Vasilin”.

Drejtori i “Saba Tours”, Bashkim Bytyqi, shprehu mirënjohje për agjencitë kosovare partner, raporton EO.

“Jam mirënjohës për të gjitha agjencitë në Kosovë, për të gjitha agjencitë partnere. Ne jemi të kënaqur që jemi pjesë e Regina Grup”.

Kreu i operatorëve të jugut të Shqipërisë, njëherish pronar i “Regjina Grup”, Vasil Bedinaj tha se ky është viti i tretë i bashkëpunimit me kompanitë kosovare, për çka edhe i falënderoi dhe ftoi të gjithë që të vizitojnë Vlorën.

“Është ky viti i tretë dhe vërtetë i jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi. Ne si familje ju falënderojmë të gjithëve”.

“Ftesa ime do jetë ajo që ka qenë gjithmonë. Një turizëm Kosovë Vlorë, Vlorë Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme