UBT – institucioni që përbëhet nga një klasë elite e akademikëve

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

UBT ka ndërtuar një sistem arsimor që përbëhet nga një klasë elite e akademikëve, me një numër të madh të profesorëve të shquar në rajon dhe më gjerë, shumë prej të cilëve janë edhe doktorë të shkencave në fusha të ndryshme.

UBT, përveç që është institucioni me numër të madh të programeve unike të studimit, mbanë primatin edhe si institucioni numër një për nga numri i stafit në proporcion me numrin e studentëve.

Madje, institucioni i ka paraprirë trendit të fundit të teknologjisë, perspektivës së re të epokës së sotme, duke trajnuar profesorët për Realitetin Virtual, që zhvillohet dhe shfaqet përmes syzeve 3D.

Si rezultat, ky fakt u mundëson studentëve që fillojnë karrierën profesionale në UBT të kenë qasje në edukim cilësor evropian, njëherësh kanë mundësinë të marrin përvoja profesionale dhe ndërpersonale në një institucion prestigjioz, siç është UBT.

Në kuadër të UBT-së ligjërojnë emra të njohur të botës akademike, të cilët ndihmuan profesionalisht që Kosovës t’i japin gjenerata të përgatitura përmes praktikave më të mira ndërkombëtare.

UBT mbetet i vetmi që u mundëson studentëve të vet zhvillim akademik e profesional, institucion nga i cili përfitojnë çdo vit shumë mundësi qindra studentë të të gjitha fakulteteve.

Të ngjashme