Udhëheqësja e FMN-së: Papunësia nuk zbutet duke rritur pagat, të mos rritet numri i veteranëve

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 12:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Stephanie Eble, tha se papunësia nuk zbutet duke rritur paga në sektorin publik, por që kërkohet fuqizimi i arsimit, politika aktive në tregu të punës vazhdimi i trajnimit profesional dhe kualifikimit si dhe adresimi i çështjeve pronësore në ekonomi, raporton Ekonomia Online.

“Kostoja e pagave është në suaza dhe në përpurthje me në rregulla fiskale. Ne e kuptojmë që pas tre viteve të mos rritjes së pagave qeveris ka vendosur që të i përshtat pagat dhe t’i rrit ato në përputhje me rregullën. Ne e kuptojmë poashtu që pagat e sektorit publik janë relativisht më të larta se sa ato të sektorit privat”.

“Por për të adresuar papunësinë kërkohen nevoja më të gjëra. Këtu në veçanti kërkohet fuqizimi i arsimit, politika aktive i tregut të punës për të adresuar mospërputhjen e aftësive dhe kualifikimeve. Fillimi ose vazhdimi i trajnimit profesional dhe kualifikimit si dhe adresimi i çështjeve pronësore në ekonomi”.

Këto deklarata ajo i bëri me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave Bedri Hamza dhe ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti.

Ajo më tej shtoi Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në krahasim me vitin 2015 duke shënuar rritjen e zhvillimit ekonomik, por ka kërkuar që këtë vit të ecet tutje me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Veprimtaritë ekonomike vazhdojnë të jetë në të fuqishme. Ekonomia në masën më të përgjithshme vazhdon të zhvillohet në suaza të saj.  Këtë vit duhet të ecet përpara me punën për termocentralin e ri ofrimin e trajnimeve profesionale”.

“Duke përfituar nga kaluzola investimeve autoritetet pritet të rritin investimin për të përmbushur boshllëqet në infrastrukturë në vend. Trusnit e shpenzimeve sociale janë në rritje dhe më këto pengohet investimi në arsim shëndetësi e të tjerë”.

Ajo shtoi se nuk duhet që të rritet numri i skemave pensione jokontributdhënëse, duke iu referuar numrit të veteranëve, raporton EO.

“…Programet për përfitime sociale duhet të reformohen për të adresuar më mirë pronat. Kjo përfshinë po ashtu një ri klasifikim kredibil të veteranëve të luftës, për të qëndruar në suaza të ndarjeve buxhetore për vitin 2018. Po ashtu bëjmë thirrje që të mos shtohen ose rriten skemat e pensionimeve jo kontribuuese, me çka do të ruhej sistemi i shëndoshë pensional e efikasiteti i shpenzimeve në arsim dhe shëndetësi duhet të përmirësohet”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ekonomia e Kosovës viteve të fundit ka pasur progres dhe se rritja ekonomike mbi 4 për qind është ndër më të mëdhatë në regjion.

“Duke ditur bazën e ekonomisë së Kosovës Kosova ka nevojë për një rritje më të madhe ekonomike me qëllim që ti adresojë sfidat e saja që një prej tyre është niveli i lartë i pa punësisë sidomos te gjenerata e reja dhe gjinia femërore.  Kemi përmbushje të mirë të planit të të hyrave afërsisht diku 100 për qind me planit”.

Ai shtoi se bashkëpunimi i Kosovës me FMN ka qenë i suksesshëm për shkak se me ndihmë e FMN Kosova ka ligje me standarde evropiane sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave.

“Kem nevojë për forcim të rendit dhe të ligjit. Është prioritet i joni që përveç ligjeve të mira të kemi edhe zbatim të tyre. Ligji është në fuqi dhe ne si institucione jemi të obliguara të veprojmë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për normën e papunësisë është e lartë ne kemi dëgjuar shifra të ndryshme është diku rreth 27 për qind, por është shumë e lartë dhe ne kem që të krijojmë kushte për sektorin provat që të jetë udhëheqës dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se sektori financiar veçanërisht ai bankar ka vazhduar të jetë stabil.

Sipas tij, BQK do të vazhdoj të ketë bashkëpunimin me FMN-në.

Të ngjashme