Ujkani: Sulmi ndaj IPKO-së, mesazh negativ për investitorë̈t e huaj

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, e ka dënuar sulmi me breshëri plumbash të antenës së ‘IPKO’-s, mbrëmë në Banjë të Istogut.
Ai e ka dënuar këtë sulm dhe ka thënë se efekti është shumë diemensional, si duke filluar nga dëmet e kompanisë, ashtu dhe sa i përket imazhit të Kosovës për investitor të huaj.
Ujkani në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ka apeluar që të zbardhet sa më  shpejtë ky rast dhe autorët e sulmit të dalin para drejtësisë.
“Ky sulm përveç që është skandaloz si në aspektin ekonomik ashtu dhe atë të imazhit të Kosovës, duhet të dënohet menjëherë dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë. S’duhet harruar faktin që “IPKO”, është një nga investitorët më të mëdhenj që nga paslufta dhe ky sulm jep mesazh negativ edhe për investitorët potencial të Kosovës, pra ata që mendojnë të vine në Kosovës për të investuar”, ka thënë Ujkani.

Kujtojmë se mbremë rreth orës 02:10 pas mesnatës është sulmuar me armë zjarri antena e “IPKO”-s në fshatin Banjë të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rasti ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnatës. Rasti është raportuar nga një punëtor i ‘IPKO’-s në orën 05:00. Sulmi ka ndodhur me armë zjarri, breshëri plumbash. Nuk dihen akoma arsyet pse ka ndodhur ky sulm. Kemi kontaktuar prokurorin e shtetit dhe jemi duke e hetuar rastin. Nuk kemi të dyshuar lidhur me rastin”, ka njoftuar Gashi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme