UNICEF-i i gatshëm për të vazhduar ndihmën për Kosovën

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislim, i ka pritur sot në takim shefin e zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe këshilltaren për Politika Sociale nga Zyra Regjionale e UNICEF në Gjenevë, Pamela Dale, me të cilët ka diskutuar në lidhje me programin e UNICEF-it.

Me këtë rast, Bislimi vlerësoi lartë angazhimin e UNICEF-it në mbështetjen e Kosovës për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, veçanërisht përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

Ndërkaq, përfaqësuesit e UNICEF-it uruan ministrin Bislimi për detyrën dhe gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar ndihmën për Kosovën në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për zhvillimin social në shërbim të përmirësimit të mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme