Universiteti i Gjilanit me shërbime të Vala-s

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:39 | Nga

Me produktet dhe ofertat më të reja të Telekomit të Kosovës prej sot do të shërbehet i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe këtij Universiteti, marrëveshje kjo, e cila pritet të shtojë numrin e konsumatorëve të Vala-s, rritjen e shfrytëzimit të shërbimeve të saj si dhe lehtësime të tjera për përdorimin e këtyre shërbimeve.

“Pas shumë universiteteve dhe kolegjeve publike e private që kanë kaluar në Vala, tash e tutje shërbimeve dhe rrjetit tonë i beson edhe një Universitet, i cili do të jetë përfituesi më i madh, sepse do t’u mundësohet komunikim më i mirë dhe ofertë e volitshme”, theksoi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Ndërsa rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, tha se marrëveshja me Vala-n do ta lehtësojë punën e stafit të universiteti.

“Për Universitetin tonë kjo marrëveshje e sotme me Vala-n është e një rëndësie të veçantë, për arsye se jo vetëm që do të na integrojë në një pako të përbashkët të komunikimit, por gjithashtu përmes internetit të shpejtë, stafi ynë do të mund të funksionalizojë punët e përditshme, teknike dhe akademike”, deklaroi ai.

Dy javë më parë, Vala-s iu bashkua edhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.

Të ngjashme