UNMIK-u reagon pas rritjes së taksës ndaj produkteve serbe

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Reagimet e shumta pas vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe po vazhdojnë.

Së fundi ka reaguar edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Në një njoftim për media ky i fundit ka vlerësuar se vendimi nga qeveria, mund të ndikojë në jetën e qytertarëve në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut, transmeton Insajderi.

“Shprehim shqetësimin lidhur me ndikimin e mundshëm mbi popullin e Kosovës, dhe me implikimet e mundshme politike në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nga ky vendim. U bëjmë thirrje liderëve që të marrin në konsideratë interesat e njerëzve dhe ta ruajnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe edhe BE-ja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë me një qëndrim për vendimin e qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme