Urgjente shtimi i numrit të inspektorëve, kërkohet që të rritet edhe stafi administrativ

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 08:01 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë ka mosfunksionim dhe mungesë të monitorimit të implementimit të Ligjit të Punës, prandaj shtimi i numrit të inspektorëve është mëse urgjent, thonë përfaqësues të sindikatave dhe të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tha për Ekonomia Online, se situata më alarmante e shkeljes së drejtave të punëtorëve qëndron në sektorin privat.

Hykolli thotë se siguria në punë nuk është ne nivelin e duhur në Kosovë.

“Problemi më i madh është te sektori privat, siguria  në punë nuk është në nivel të duhur. Qeveria e Kosovës, disa herë e ka e ka proklamuar dyfishimin e inspektorëve të punës që ata do ta kishin bërë punën e vet dhe sa do ku do do ta kishin monitoru ligjin e punës. Momentin kur ne i kemi ligjet, e kemi inspektoriatin e Punës, atëherë edhe siguria në punë do të jetë pak më në nivel. Thash që fatkeqësisht kemi vdekje edhe njëherë e lus Qeverinë e Kosovës që sindikatat i ka aset të veçantë për tërheqjen e vërejtjes për ligjit që i ka Kosovë, që të bashkëpunojë më shumë me neve, të fillojë dialogun social me ne, dhe t’i ecim përpara proceset”.

Ndërsa, drejtori i hulumtimit dhe zhvillimit Qendra per Politika dhe Avokim, Gersi Gashi, tha se ka mungesë të raporteve për gjendjen reale të punëtorëve në vend.

Mirëpo sipas tij, parë nga numri i aksidenteve të raportuara nga Inspektoriati i Punës, kushtet nuk janë adekuate.

“Nuk është që e dina prej një raportit specifik nëse është plotësu për 10 për qind, por ndër vite kemi parë që ka pas rritje të punëdhënësve që i kushtojnë rëndësi kushteve të punës, kjo ka ardhur për një mori arsyesh, por sipas mendimit tem ka ndikuar ku një fuqi e madhe punëtore është larguar nga vendi, dhe një pjesë potenciale është për t’u larguar nga vendi dhe kjo i shtye që punëdhënësit t’i rrisin kushtet e punës si mënyrë për t’i mbajtur punëtorët brenda vendit të punës”.

“Mirëpo pjesa e statistikave që mundet me na ndihmu në këtë drejtim është pjesa e aksidenteve në punë, për vitin ekaluar, sepse për këtë vit nuk i kemi të dhënat nga Inspektoriati i Punës, kanë qenë 137 aksidente, ku 11 kanë rezultuar me vdekje të punëtorëve që tregon që është një shqetësim i madh që kushtet ende nuk janë adekuate, e mos të flasim për kushtet që kanë të bëjnë me shëndetin në punë që jemi shumë larg tyre. Por, së shpejti Qendra për Politika dhe Avokim është duke bërë një analizë më të thuktë të pjesës sa i përket zbatimit të legjislacionit të Punës e ku besoj se do të dalim për herë të parë, ku e identifikojmë sa kanë mundësi këto institucione për ta zbatuar ligjin”.

Tutje, ai tha se numri i inspektorëve është shumë i vogël. Sipas, Gashit, edhe përgjegjësia teknike që e kanë inspektorët, u pengon në kryerjen e punës së tyre në mënyrë sa më efektive.

Ai thotë se përveç inspektorëve, duhet të rritet edhe stafi administrativ.

“Shtimi i inpektorëve është mëse urgjente, ka qenë urgjente para 10 viteve, ka qenë urgjente çdo vit, pastaj është i njëjti avaz, së fundi edhe Qeveria e tanishme ka bërë premtime që do të kenë fokus në shtimin e, por një gjë të tillë nuk e kemi parë të ndodhë, ose një hap konkret drejt saj. Çka është konkrete në terren këto shifra variojnë, për momentin sa e di kemi 27 inspektorë aktiv, në krejt Kosovën, që është shumë pak, jashtë çdo norme, por që besoj nuk duhet të shkojë shtimi i inspektorëve në një plan që vetëm shtohen inspektorë dhe lihet në dorën e tyre të rregullohet gjithçka, sepse mendoj që është shumë me rëndësi në qoftë se ka inspektorë shtohen të kalojnë nëpër një pjesë të trajnimin”.

“Gjithsesi përveç kësaj të rritet edhe stafi administrativ, sepse një inspektor tani për tani nuk e ka vetëm punë inspektimin, por e ka punë arkivimin, e ka shkrimin e dosjes, përgatitjen e dosjes, e shumë pjesë tjera  teknike që ndikojnë, që ata të mos e kryejnë punën e tyre në mënyrë efektive”.

Të ngjashme