Valdrin Lluka ftohet në raportim për gjendjen në Telekom nga komisioni për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 14:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka ftuar për raportim ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka lidhur me gjendjen në Telekom.

Memli Krasniqi, nga PDK tha se pret që javët në vazhdim me Llukën të diskutohet rreth problemit në Telekom dhe për marrëveshjet dhe memorandumet e nënshkruara, por që nuk janë realizuar, raporton Ekonomia Online.

Pasi që sipas tij, kjo është një çështje e rëndësishme e cila duhet të diskutohet dhe trajtohet në detaje në vazhdimësi.

Ai ka shtuar se duhet të punohet në Projektligjin e bizneseve pasi që ka ndikime të drejtpërdrejta sa i përket importit dhe prodhimeve vendore.

“Më pak kemi bërë vizita në institucione të pavarura se sa qe kemi planifikuar dhe që t’i vizitojmë bizneset private në plan ka qenë sektori i tekstilit, por janë disa ligje në proces përkundër që e kemi të planifikuar në mars por nuk është avancuar”, tha Krasniqi.

Glauk Konjufca, nga VV-ja, tha se fokus të veçantë duhet të ketë Telekomi i Kosovës, prandaj edhe komisioni duhet të jap kontributin e vet.

“Fokus të veçantë duhet të ketë Telekomi i Kosovës për gjendjen e veçantë që e ka dhe është prioritare prej komisionit tonë sepse prej organizatave është në krizë politike dhe komisioni duhet të jap kontributin e vet”, tha Konjufca.

Konjufca po ashtu foli për asetet të cilat nuk janë të liruara në veri të vendit dhe kërkoi që të mbledh qeraja nga AKP-ja. Ai shtoi sipas tij, kjo po ndodhë për çështje politike të lidhura me dialogun, raporton EO.

“Çështja e AKP-së është problem i madh në Kosovë dhe se prej të gjitha qirave që ka AKP-ja po mbledh vetëm një përqindje të caktuar të qirasë dhe shqetësimi im është se pse nuk po i mbledh të gjitha, si nuk mundet AKP-ja t’i lirojë asetet e veta në veri të Kosovës”.

“… Policia e Kosovës kanë thënë që ato asete nuk mund të lirohen për shkak të proceseve politike dhe kjo mua po më duket problematike dhe ne duhet të krijojmë një grup i cili ulet me AKP dhe e hulumton këtë temë që mua po më intereson në mënyrë të jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca.

Mimoza Kusari-Lila, nga Alternativa tha se kur e kanë bërë planin punues fokus kanë qenë vizitat në terren, por që sipas saj, bizneset janë lënë anash dhe kërkon që fokusi më periudhën e dytë të vitit të jetë tek ata.

“Fokusin për periudhën e dytë të vitit duhet të kemi tek bizneset, është mirë që drejtpërdrejtë me pas informuar nga bizneset lidhur me efektin që kanë këto ligje”, tha Kusari -Lila.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme