Vazhdon puna në infrastrukturën rrugore të komunës së Prizrenit

Prizren | 04 Tet 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, sot shikuan nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

Poashtu, në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në Rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

Këto projekte janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi.

Gjatë muajit tetor do të punohet për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve.

Të ngjashme