Vendos Komisioni, marrëveshja për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 do të rishikohet

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 15:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e rishikimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare më Bankën Evropiane për Investime (BEI) për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky Projektligj ka qenë i rëndësishëm, derisa shtoi se nevoja për rishikim ka ardhur si shkak i performancës së mirë.

“Pas shumë vonesave dhe sfidave, projekti nga viti 2019 ka filluar. Ju lus që ta aprovoni këtë pikë të rendit të ditës për amendamentin e kësaj marrëveshje”.

“Ky projektligj ka qenë i nevojshëm, ndërsa nevoja për rishikim ka ardhur si rezultat i performancës më të mira se sa që është prit te të hyrat”.

“Sa i përket indikatorëve tjetër deficiti buxhetor parashihet të jetë -4,6%, ndërsa përkundër të hyrave të mbajmë nivelin e njëjtë të deficitit”.

“Skemat që u panë ditëve të fundit na bënë që jemi më të vëmendshëm, sa i përket bujqësisë si fushë do të mbështetet dhe përveç subvencioneve”, tha Murati.

Murati tutje theksoi se ka rritje te kategoritë e shpenzimeve, raporton EO.

“Kemi rritje në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, ka rritje te mallrat dhe shpenzimet”.

Deputeti nga PDK-ja Bedri Hamza tha se nëse Kosova futet në borxh publik prej gjysmë miliardi atëherë do të jetë barrë për gjeneratat e ardhshme.

“Ka mujt me u bë më herët për shkak se kjo pritet të aprovohet deri në fund korrikut, është material voluminoz, mu me gëzon fakti kur gjithçka është pozitive në këtë vend por te të hyrat duhet të kemi kujdes”.

“Nëse brenda një viti Kosova ka borxh publik dhe detyrohet me marr gjysmë miliardi borxh është kosto për gjeneratat e ardhshme”.

Ndërsa deputeti i LDK-së Avdullah Hoti tha se ka hapësirë për zvogëlim të deficitit buxhetor, raporton EO.

“Keni hapësirë që të zvogëloni deficitin buxhetor, ka pasur vërejtje nga anët e komunat sepse i keni ndaluar memorandumet e nënshkruara për projektet kapitale”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme