Vendos Komisioni për Ekonomi, edhe një kompani me status si Investitor Strategjik

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me 6 vota për, ka votuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Sh.P.K”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se debati është shterur dhe se duhet të shkohet direkt me votim.

“Në këtë pikë kemi diskutuar disa herë dhe debati është i shtytur dhe besoj që është koha të votojmë”.

Anëtarët e Komisionit kanë miratuar vendimin tjetër të Qeverisë për Zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, e që do të procedohen për në Kryesi.

E për këtë deputeti Shala, tha se procesi i përzgjedhjes është përcjellë me terr informativ, raporton EO.

“Përkundër vonesave të mëdha ajo çka unë mendoj se tërë procesi i përzgjedhjes së Komisionit ka shkuar në terr informativ, pa asnjë organizatë. Procedurën e kanë përcjellë edhe shkelje të tjera”.

Të ngjashme