Vendos Qeveria, mbi gjysmë milioni euro për prodhuesit vendës

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mbi gjysmë milioni euro për mbështetjen e prodhuesve vendorë, në kuadër të Programit të Ringjalljes së Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Propozim-vendimi për ndarjen e 600 mijë eurove për mbështetjen e prodhuesve erdhi nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas ministrit Murati, mjetet e ndara parashihet t’i japin mbështetje prodhuesve vendorë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Për mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe bëhet fjalë për mbështetje shtesë prej 600 mijë euro për prodhuesit, në mënyrë që ata të kenë mbështetje për ngritje të kapaciteteve prodhuese dhe kapaciteteve të stafit”.

Murati sqaroi se mjetet merren nga Programi i Ringjalljes Ekonomike.

Të ngjashme