Vërshimet në Suharekë shkaktuan mbi 6 milionë euro dëme, OEK bën thirrje për ndihmë

Suharekë | 22 Gus 2018 | 11:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do ta shqyrtojë mundësinë për ta ndihmuar komunën e Suharekës, pas vërshimeve, të cilat kanë lënë dëme miliona euro.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, vizitoi të mërkurën Suharekën, ku u takua me kryetarin e Komunës, Bali Muharremi; i shoqëruar dhe nga kryetari i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj, kryetari i Shoqatës së bizneseve të Suharekës, Shaqir Palushi, përfaqësues të Zyrës rajonale të OEK-ut në Prizren e biznese të tjera.

Kreu i Odës Ekonomike tha se do të bëjë thirrje tek të gjithë për ndihmë në përmirësimin e gjendjes së krijuar, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi me nda një pjesë të shqetësimit me komunën e Therandës. Të bëjmë një thirrje për një mobilizim të komunitetit të biznesit, që jashtë asaj që ata e bëjnë cdo ditë, të kontribuojnë ose të ndajnë një pjesë në përkrahje të sanimit të pasojave nga fatkeqësia natyrore që e ka prekur Therandën”.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se sipas vlerësimeve fillestare dëmet arrijnë mbi 6 milionë euro.

“Vlera e dëmeve në komunën tonë arrin diku 6.6 milionë euro. Kemi pasur komisione që janë marrë me vendim, kemi organizu shtabin emergjent, jemi në bashkëpunim me të gjitha partitë politike. Këtë herë kemi punu në interes të qytetarëve, jo të partive politike”, tha Muharremaj, raporton EO.

“E kemi pasur një takim me Qeverinë e Kosovës, ku ka marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeminstri Enver Hoxhaj, ministri i Financave, ministri i Punëve të Brendshme, e shumë deptuetë, ku kemi arritur një marrëveshje që të kemi ndihmë simbolike prej qeverisë së Kosovës, që do të jetë fondi 1.1 milion euro”.

Kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Suharekë, Shaqir Palushi, ndërkaq, bëri të ditur se deri tash janë mbledhur 5 mijë euro, me premtimin se do të sigurojnë edhe fonde tjera ditëve në vazhdim.

No automatic alt text available.

Të ngjashme