Veseli: Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 15:35 | Nga

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë se ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik.

“Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative. Sot, edhe një herë, takova të rinj në kuadër të Innovation Centre Kosovo, idetë dhe projektet unike të të cilëve kanë hapur qindra vende pune në Kosovë, si dhe kanë depërtuar edhe në tregun global”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme