Veseli i premton mbështetje Odës Ekonomike Amerikane për forcimin e sektorit privat

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 16:52 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Pas takimit, Veseli theksoi se modernizimi i ekonomisë nuk mund të ndodhë pa sektorin privat.

Sipas tij, forcimi i sektorit privat ndihmon rritjen e ekonomisë, rrjedhimisht perspektivën e të rinjve, raporton Ekonomia Online.

“Modernizimi i ekonomisë nuk mund të ndodhë pa sektorin privat.  Sektori privat duhet të ketë prioritet, kjo është ajo të cilën e bashkëndamë si mendim edhe me Odën Amerikane. Duke e forcuar sektorin privat, ne arrijmë që të modernizohemi, ta rrisim ekonominë tonë, perspektivën e të rinjve tanë që të qëndrojnë në Kosovë e asesi mos ta lëshojnë Kosovën pas liberalizimit të vizave”.

Kryetari Veseli bëri të ditur se ka premtuar shqyrtim të ligjeve që u mundësojnë bizneseve të kenë ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ju premtova dhe u zotuam bashkarisht që së bashku me deputetët e Kuvendit t’i shohim ato ligje të cilat do t’ju mundësojnë bizneseve në Kosovë të kenë një impakt më të madh në vetë përmirësimin e jetës të qytetarëve tanë. Besoj shumë se kah shtatori do të kemi një takim të përbashkët me të gjitha odat ekonomike të Kosovës”.

Arian Zeka, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, tha se takimi i sotëm është një prej aktiviteve që synojnë zhvillimin e dialogut ndërmjet sektorit privat dhe publik, raporton EO.

“Ky organizim i sotëm është një prej aktiviteteve që synojmë ta zhvillojmë më tutje dialogun ndërmjet sektorit privat dhe publik”.

“Ne kemi kërku jo vetëm dialog më të madh ndërmjet sektorit privat dhe publik, por kemi kërkuar dialog më gjithëpërfshirës, sidomos kur bëhet fjalë për ligjet të cilat ne mendojmë që duhet diskutuar nga një numër më i madh i deputetëve, siç është ligji për shoqëri tregtare, ligji të tjera”.

Të ngjashme