Veseli kërkon të miratohet Pakoja Emergjente e propozuar nga PDK-ja

Hani i Elezit | 29 Pri 2020 | 13:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli  ka vizituar kompaninë “Alba Group”, në Han të Elezit, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se Pakoja Emergjente e propozuar nga PDK-ja duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, me miratimin e kësaj pako do të përfitojnë 70 mijë ndërmarrës dhe 280 mijë punonjës në sektorin privat.

“… jam shumë i bindur se do ta kalojmë pakon emergjentë e cila do t’i ndihmojë jo vetëm familjet në nevojë, por edhe gjithë njerëzit”.

Veseli përgëzoi punonjësit për punën e palodhshme të këtyre punëtorëve të cilët po rrezikojnë jetët e tyre dhe familjen.

Drejtori i Alba Group Sherif Ramëukaj falënderoi Veselin për vizitën dhe tha se në këtë kohë të pandemisë kanë ndalur punën e prodhimit të betonit, raporton EO.

“Në sektorin e prodhimit jemi pak mbrapa për shkak të pandemisë”.

“Deri këtu kemi ardhur me forcat tona dhe kërkojmë mbështetje nga kryetari Veseli”, tha ai.

Të ngjashme