Veseli: Ndërmarrësia fuqizon Ushtrinë dhe taksën

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës; Odës Amerikane; Odës Gjermane; Odës Kosovare-Turke; AKB-në; Klubin e Prodhuesve e shoqata të tjera ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, Veseli pohoi se Kuvendi i Kosovës dhe bizneset do të jenë në përkrahje të ndërmarrësisë.

Sipas tij, ndërrmarrësia, prodhimi dhe eksporti, e fuqizojnë më shumë shtetin duke përfshirë, Ushtrinë dhe taksën.

“Bizneset dhe Kuvendit i Kosovës që të jetë në përkrahje të ndërrmarrësisë. Kosova e ka një perspektivë që është ndërrmarrësia, prodhimi, eksporti. Këto e fuqizojnë ushtrisë që po na bëjnë aq shumë entuziazëm, e fuqizojnë taksë, e fuqizojnë shtetin tonë sovran. Kemi bërë zotime që do të kemi hapa konkrete që javën tjetër do ta kemi një konferencë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se do të arrihen të mira materiale, të arrihet që vendi të kalojë nga një shoqëri konsumuese në atë prodhuese.

“Në këtë proces nga një shoqëri konsumuese në prodhuese, në një shoqëri në bazë të prodhimit arrijnë sukses, të mira materiale. Këto janë ato që do të ndodhin në Kosovë të jeni të sigurt. Ne e kemi një qëllim të ekzistojmë si parlament dhe si qeveri”, u shpreh Veseli, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë që po bëjnë përpjekje që ligjet të mos jenë pengesë e bizneseve.

“Sot ishte iniciativë e kryetarit ti përfshijnë të gjithë akterët e sektorit privat dhe gjithmonë duke tentuar që të koordinohemi më mirë me institucione që ti shtyjmë përpara çështjet prioritare për ligje më të mira. Ligjet e mira e shtyjnë përpara punësimin, eksportin. Ligjet mund të bëhen pengesë e bizneseve dhe këtë pengesë po përpiqemi ti parandalojmë”, tha Rukiqi.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli flet pas takimit me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës; Odës Amerikane; Odës Gjermane; Odës Kosovare-Turke; AKB-në; Klubin e Prodhuesve e shoqata të tjera ekonomike

Posted by EkonomiaOnline on Friday, January 25, 2019

Të ngjashme