Veseli: Pa infrastrukturë nuk ka zhvillim ekonomik

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit kryetari i PDK-së, ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për vazhdimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë”, e cila sipas tij do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij të rastit, Veseli përshëndeti nisjen e këtyre punimeve ndërsa potencoi se zhvillimi ekonomik nuk mund të ketë rezultate pozitive pa infrastrukturë.

“Kjo rrugë do të shkojë deri në Jarinjë, për ta lidhur kështu Kosovën me korridoret e reja ndërkombëtare. Autostradat tona nuk janë veç një mundësi më e lehtë qarkullimi, por do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit dhe rrjedhimisht hapjes së vendeve të reja të punës”, ka thënë ndër të tjera Veseli.

“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, që do të mbajë emrin e tre heronjve – Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha – shënon një hap drejt përmbylljes së ndërtimit të infrastrukturës sonë rrugore, që është nga më modernet në rajon”, ka shtuar ai.

Vazhdimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, kryeparlamentari Veseli e kishte premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.

 

Të ngjashme