Vetëm 18.5 për qind e konsumit mbulohet nga energjia e ripërtërishme

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 08:26 | Nga

Vetëm 18.5 për qind e gjithë energjisë elektrike, e cila konsumohet në Kosovë, sigurohet përmes burimeve të ripërtërishme. Kjo shifër, e nxjerrë nga raporti i fundit i Komitetit të Energjisë, është dukshëm më e vogël sesa caku i vënë nga ky komitet.

Për Kosovën, deri në vitin 2020 qe përcaktuar shifra prej 25 për qind, për pjesën e konsumit bruto, e cila duhet të mbulohet nga burimet e pastra të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.

E me Strategjinë për energjinë 2017-2026, të miratuar të premten nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik synon që përmes rritjes së numrit të licencave për burimet e ripërtërishme dhe skemat mbështetëse për këto burime, të shumëfishojë këtë lloj të prodhimit të energjisë elektrike.

Kjo ministri ka vënë cak që të rrisë kapacitetet prodhuese të këtyre burimeve deri në 400 megavate për orë, nga rreth 100 sa gjenerohen tani.

“Sa i përket energjisë elektrike dhe kapaciteteve të parashikuara në vitin 2020, sipas cakut promovues planifikohet të instalohen 240 MW energji nga HC-të (hidrocentralet v.j). Ndërsa nga llojet e tjera të BRE-ve (Burime të ripërtërishme të energjisë v.j.), energjia nga era është parashikuar të ketë kapacitet të instaluar 150 MW, energjia fotovoltaike 10 MW dhe energjia nga biomasa 14 MW”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme