“Viva Fresh” e kënaqur me vendimin e Haradinajt për taksën: Është rritur prodhimi vendës

Lipjan | 06 Mar 2019 | 15:15 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar vizitë pune në kompaninë “Viva Fresh”, në Lipjan. Aty u prit nga pronari i kësaj kompani, Xhevdet Rexhepi, raporton Ekonomia Online.

Rexhepi tha se taksa ndaj Serbisë u ka ndihmuar shumë, pasi që, prodhueseve vendor u është kërkuar shtimi i prodhimit.

“Sa i përket taksës që keni vë me Serbinë nga ana jonë është ë pranueshme dhe do duhet të bëhej më herët sepse klientët me anë të prodhimeve vendore do zhvilloheshim më tepër do bëheshim si tani si kemi mbërri gjatë kësaj kohe që është vë ku ne kemi rrit mbi 60-70% ndonjëherë kalon edhe 100% dhe i bëjmë presion kompanive me rrit kapacitetin e prodhimit”, tha ai.

Në anën tjetër kreu i ekzekutivit, tha se ndihet mirë që në këtë kompani pa një sistem të avancuar të punës.

“Jemi në “Viva Fresh”.  në qendrën distributive shihet që është një investim i madh dhe investim privat infrastruktura po shihet se sa e kushtueshme është ajo që pamë, ajo që më gëzon është sistemi i avancuar i punës që garanton saktësinë e kohës së ardhjes së produktit dhe jep garanci konsumatorëve se “Viva Fresh”. , është e saktë në atë që u jep atyre”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, 30% të produkteve që ka ““Viva Fresh”. ” janë nga prodhuesit vendor dhe me këtë po i jepet përkrahje atyre.

“30% të produkteve që ka ““Viva Fresh”. ” janë të Kosovës është mbi 60 milionë në vit malli i Kosovës që mbërrin tek konsumatori përmes “Vica Fresh”. Kemi arsye me u mburr me këtë kompani na vje mirë që ka planet e zgjerimit në rajon, konsumatorëve të Kosovës u them se e vërtet ajo që vje tek ju përmes “Viva Fresh”,  është garanci në çdo aspekt”, shtoi Haradinaj.

Kryeministri premtoi se do të punohet në përmirësimin e ligjeve ku këta ndërmarrës po ndjehet të diskriminuar.

“Ka edhe raste të caktuara ku ligjet janë bërë diskriminuese qe i kushtohet rëndësi më shumë një pjesë të industrisë ndërsa tjetra përjashtohet nga ato rregulla. Prodhuesve vendor i apeloj të mos kursejnë të investojnë në kualitet sepse malli i vendit është mirë të jetë sa më i avancuar të i trajnojnë punëtorët te mos mbesim prapa me kualitet me prodhuesit e rajonit dhe mos e prishni dorën sepse malli po kërkohet me shumë por dorën mos e prishni sepse ajo ju qet nga tregu”, tha Haradinaj.

Vizitën e Haradinajt, pronari i kompanisë “Viva Fresh”. ” e vlerësoi lartë, duke thënë se është hera e parë që vizitohen nga një kryeministër.

Ai po ashtu i tregoi Haradinajt shqetësimet që ka kjo kompani.

“Tema që neve po na brengos më së shumti janë humbjet kallot nuk po na pranohen ende, ka humbje në produkte të mishit, pemëve, perimeve që u del afati me pas mundësi me sjell një ligj që veç në shtetet e rajonit ekziston që tek ne nuk është, po kërkojmë ligjin e qeseve të plastikes me e sjell sepse qeset po ndotin ambientin dhe keqpërdoren ku janë pa pagesë deri sot”, shtoi Haradinaj.

“Po ashtu edhe një temë për shkak të disa komunave, në Gjakovë u morën vendime vetë ku nuk e di a kanë të drejtë në festa shtetërore po na mbyllin dyqanin dhe Mitrovica e ka bërë të dielën pushim nëse vazhdon kështu edhe në komuna tjera ne detyrohemi 30% të punëtorëve me i largu nga puna, çdo i 6 punëtor që punon e ka të 7 rezerv dhe nëse bëhet kjo neve na bje me i largu nga punë 500-600”

Ai tha se kjo kompani po hap vende të reja të punës prandaj dhe duhet ndihmë shtetërore.

“Vetëm sivjet do hapim 12 dyqane të reja ju aty do punësojmë edhe 300 punëtore kështu që nëse marrin masa kryetarët e komunave mos me marr këso masa pa u këshilluar me ne apo me qeverinë do ishte mirë”, tha Rexhepi.

Të ngjashme