Vjedhja në Thesarin e Shtetit, Bajrami thotë se janë bllokuar mbi 560 mijë euro

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 16:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami,ka njoftuar se janë bllokuar mbi 560 mijë euro të vjedhura në Thesarin e Shtetit, por që nuk është në dijeni se ku janë edhe 1.5 milionë euro të tjera, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami ka thënë se personi i dyshuar ka hyrë në sistem dhe ka krijuar një llogari ku ka bërë urdhërblerjen dhe ka bërë pranimin e mallit.

“Deri më tani janë bllokuar mbi 560 mijë eurove nëpër llogari ku janë bërë transaksionet si  dhe kemi konfiskuar tri vetura. Ne shpresojmë që mjetet kanë me u kthye dhe besojmë që edhe organizatorët e këtij krimi do të marrin dënimin e merituar. Dhe në të kundërtën është vështirë me qenë në krye të institucioneve”, tha ajo.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka pyetur ministren Bajrami se a është në dijeni se ku ndodhen edhe 1.5 milionë euro të tjera.

Por, ministrja Bajrami thotë se nuk është në dijeni se ku janë edhe 1.5 milionë euro, për arsye se asnjëherë nuk është njoftuar nga prokuroria dhe se ky është raport i Inteligjencës Financiare.

“Unë nuk kam informata sepse asnjëherë nuk jam informuar nga prokuroria sepse ky është raport i Inteligjencës Financiare

Kryesuesi i Komisionit Hekuran Murati ka pyetur se si mund të sigurohet thesari që mos të ndodh më herëve të tjera.

“Si mund të jemi të sigurt se nuk ka ndodhur më herët dhe si mendoni se sigurohet thesari që mos të ndodh më tutje”

Por, ajo në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka thënë se sot nuk është e përgatitur të raportojë edhe për shkarkimin e drejtorit të ATK-së.  

Ajo është shprehur e gatshme të raportojë në një ditë tjetër.

“Nëse duhet  me raportuar  për atë unë nuk i kam të dhënat dhe as një flet se kam me vete dhe kjo pikë të shtyhet për një mbledhje tjetër. Nuk kam problem për datën,  vetëm se duhet ta dijë paraprakisht “

Deputeti i PDK-së Kujtim Shala ka kërkuar nga kryetari i komisionit që të caktojë një datë se kur mund të raporton për shkarkimin e drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj.

“Para se ta merr ministrja fjalën a kemi me diskutuar për shkarkimin e drejtorit të ATK-së a është ministrja e gatshme me dhënë përgjigje edhe për këtë çështje. Po kërkoj qe nga sot ta caktoni datën se kur është e gatshme për të raportuar”, tha ai.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar sqarim nga ministria Bajrami për kundërthëniet që ka pasur MF dhe MI.

“Neve thesari na u është ekspozuar, por e mbani përgjegjësinë politike dhe argumentet që duhet mi shpalos në kundërthëniet që ka pasur Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave, dhe kjo formë e shpjegimit që sistemi ka shumë verifikime nuk po e shton sigurinë, dhe mundet me qenë rast i korruptum”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami iu është kundërpërgjigjur deputetes Kusari-Lila, duke i thënë se askush nuk po ik prej përgjegjësisë.

Madje ajo shton se me ndodhinë e avullimit të 2 milionë eurove do të donte të ishte në opozitë.

Do të doja që kur ka ndodh ky skandal të mos isha aty dhe të isha opozitë.”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se nuk ka dashtë të jep dorëheqje për arsye që të mos të heq dorë nga përgjrgjësia, dhe të zbardhet rasti.

Të ngjashme