Vlera e aseteve të sektorit pensional rritet për 15.8 për qind

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 09:14 | Nga

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e këtij viti, deri në muajin qershor, ka njoftuar se sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 për qind.

Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 për qind të aseteve.

“Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe. Vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2016. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për tre mujorin e dytë të këtij viti.

Sektori pensional rriti dukshëm kthimin në investime në 56.5 milionë euro, për dallim nga kthimi prej 33.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme