Vlera e kredive të garantuara arrin në 100 milionë euro

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga Bankat partnere të cilat janë garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur vlerën 100 milionë euro, shpërndarë në 2 577 kredi.

Një rezultat i tillë i përcjellur me efektet pozitive për ndërmarrësinë dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zingjirin e zhvillimit ekonomik, thuhet në një komunikatë të këtij Fondi.

Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank, TEB Bank si dhe Raiffeisen Leasing Kosovë.

Të ngjashme