VV-ja s’e voton Raportin Financiar të ish-Qeverisë Hoti

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 12:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me gjashtë vota kundër, dy pro, anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e kanë votuar Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se mjete e praruar kapin shifrën e 2 miliardë e 207 milionë euro.

“Gjithsej pranimet, përfshirë të hyrat dhe të barturat ishin në shumën e 2 miliardë e 207 milionë euro, kurse pagesat gjithsej 2 miliardë e 335 milionë euro”.

“Bilanci i fondeve më 31 tetor 2020 ishte 330 milionë euro, kurse saldo fillestare e fondeve me 1 janar 2020, ishte 458 milionë euro, me ulje të ulje te bilanceve të ruajtura për 128 milionë euro në fund të vitit”, u shpreh ministri Murati.

“Deficiti buxhetor me rregullën fiskale të ndryshuar me vendim të Kuvendit -5.2 për qind e BPV, si dhe rregullin e deficit buxhetor që nuk e tejkalon 6%”.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer raportin vjetor të auditimit dhe e ka dorëzuar në ministri të Financave dhe në konsultim me ministritë e linjave, ka përgatitur menaxhimin e financave publike, rritjen e llogaridhënies menaxheriale, dhe ky plan i është dorëzuar auditorit sipas afateve ligjore”, tha Murati. 

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se ka pasur vonesa në ekzekutimin e pagesave të subvencioneve të bujqve, raporton EO.

“Ne takojmë shumë fermerë dhe ka pasur një problematikë se nuk kanë dalë e me shqyrtuar sesa kanë mbjellë. Te pjesa e monitorimit qalojmë më shumë, e sidomos te pjesa e fermerëve dhe për këta arsye mendoj që mjetet i marrin me vonesë”, tha Lushtaku.

Ndërkaq për këtë pyetje i shkurt ishte ministri, i cili tha se që nga marrja e mandatit nuk do të lejojnë vonesa e as keqpërdorime në subvencione.

Tutje ai tha se për vonesat në të kaluarën mendojnë t’i riparojnë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme