VV: Telekomi deri të hënën të vendosë për mosvazhdimin e kontratës me Z-Mobile

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 13:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes (LVV) Liburn Aliu dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike, Fatban Bunjaku kanë mbajtur konferencë mbi gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe kontratën me Z-Mobile.

Aliu tha se kjo kontratë po lë një derë të hapur që Z-Mobile të marrë çfarë të dojë nga Telekomi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Deri tani nuk kemi asnjë vendim nga bordi i Telekomit, çështja është tejet shqetësuese duke pas parasysh se katër ditët e mbetura janë shqetësuese. Lidhur me kontratën mes Telekomit dhe Z-Mobile nuk mbetet asnjë dilemë se sa  dëmshme është ajo”.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një kontratë ku Z-Mobile e ka të hapur derën të marrë çfarë të dojë nga Telekomi dhe të japë 27 për qind të hyrave pa e pas në konsideratë se kostoja e tyre mund të jetë me e lartë se çmimi i shitje. Kjo i ka shkaktuat Telekomit humbej të mëdha”.

Ai ka kërkuar që deri të hënën të merret vendim për mosvazhdim të kontratës me Z-Mobile.

“Të gjitha faktet dëshmojnë se kjo kontratë është krimi më i madh politik. Ndonëse të gjithë po e kanë të qartë të heshtur janë bordi i Telekomit”.

“Menjëherë të fillojë procedura e kthimit të fondeve të plaçkitura, të paktën deri të hënën të marrë vendim për mosvazhdim të kontratës, të njoftoj Z-Mobile dhe të njoftoj opinionin”.

Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike, Fatban Bunjaku tha se nuk ka rrugë tjetër përveç  mosvazhdimit të kësaj kontrate, raporton EO.

“Çdo opsion tjetër përpos mosvazhdimin të kësaj kontratë nuk është i pranueshëm. Kontrata me Z-Mobile është më e pashembullta”.

Ndërsa, për problemet me linjat telefonike ditët e fundit, tha se shkaktar ka qenë Z-Mobile.

“Këto probleme kanë ardhur si pasojë e tejtpërdorimt. Z mobile po i pengon resurset e Telekomit në veçanti shërbimet 3 dhe 4 G”.

Të ngjashme