Yagcilar: Ligji për Pagat e Nëpunësve Civilë nuk po zbatohet

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 11:41 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka raportuar para Komisionit për Administratë Publike, duke bërë një prezantim të punës të institucionit që ai drejton.

Anëtari i këtij komisioni Nait Hasani, ka adresuar një pyetje në drejtim të ministrit, se deri ku ka arritur ligji për nivelizimin e pagave në sektorin publik. Yagcilar iu përgjigj kësaj pyetje, duke thënë se nivelizimi i pagave nuk është duke u zbatuar, raporton Ekonomia Online.

“ Nivelizimi i pagave nuk po zbatohet. Ministria e Administratës ka kompetencat e veta ku ka edhe departamentet që merren me këtë çështje. Ne kemi instaluar sistemin e menagjimit të burimeve njerëzore, ndërsa sa i përket raportit për gjendjen e shërbimit civil janë 1899 nënpunës të qasur në sistem. Në administratë publike janë 18. 894 nënpunës civil”, u shpreh Yagcilar.

Ministri i MAPL-së, tha se pjesa kryesore e ligjit për nivelizimin e pagave nuk është duke u zbatuar.

“ Realizimi i pagave nuk është duke u zbatuar pra pjesa kryesore e ligjit për nivelizimin e pagave nuk zbatohet kështu që paga e njejtë për punën e njëjtë nuk respektohet. Ligji për pagat e nënpunësve civil kurrë nuk zbatohet “,  u shpreh Yagcilar.

Ai tha se  janë në përfundimit të koncept-dokumentit sa i përket ligjit për pagat me sugjerimin e KE-së.

Anëtarë të tjerë të komisionit adresuan çështje të tjera. Fisnik Ismajli adresoi një pyetje për numrin e zv.ministrave, me ç’shumë ngarkohet kjo ministri për këtë numër të shtuar. Mirëpo Yagcilar, u përgjigj duke thënë se nuk është përgjegjës për numrin e zv.ministrave.

Për çështjen e nivelizimit të pagave, u interesua edhe Rasim Selmanaj. Ai propozoi reformë të thellë. Anëtari tjetër i komisionit Nait Hasani tha se këshilltarët e kryetarëve të parlamentit nuk kanë dashur nivelizimin e pagave.

Hasani u shpreh se është e nevojshme që sa më parë të bëhet një ligj për pagat.

Të ngjashme