Z Mobile thotë se është palë e dëmtuar, Telekomi s’iu përmbajt asnjë marrëveshjeje

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Z-Mobile” ka thënë se sulmet që po i bëhen kompanisë në lidhje me rastin e Telekomit kanë për qëllim për të fshehur fajtorin e vërtetë që ka çuar në këtë situatë. “Z-Mobile” ka thënë se nuk është fajtori dhe se është pala e dëmtuar në këtë rast. Si e tillë ka ndjekur rrugët ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite.

“Po bëhen thuajse dy javë që kompania ‘Z-Mobile’, si palë e dëmtuar tash e disa vjet, ka heshtur përballë sulmeve të qëllimshme dhe vazhdueshme për shkak të situatës së krijuar pas lejimit të përmbarimit të borxhit që Telekomi i Kosovës ka. Për çudi askush nuk ka kërkuar një opinion nga ne rreth kësaj çështje. Këto sulme janë të qëllimshme drejt kompanisë Dardafone.net, siç njihet me emrin tregtar ‘Z-Mobile’ për të fshehur fajet dhe përgjegjësitë e të tjerëve karshi situatës së krijuar pas vendimit përfundimtar të Gjykatës që lejon përmbarimin dëmit që na është shkaktuar si pasojë e moszbatimit të kontratës për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile virtuale”, thuhet ndër të tjera reagimin e Z-Mobile.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, ‘Z-Mobile’ vazhdimisht ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të zbatojë detyrimet e saj që rrjedhin nga kontrata dhe vendimi i Arbitrazhit në Londër. Sulmet kundër ‘Z-Mobile’ janë të qëllimshme për të fshehur fajtorin e vërtetë të sjelljes së kësaj situate”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme