Zeka: Ende s’ka shifra për dëmet ekonomike nga pandemia, e rëndësishme të ruhet likuiditeti

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 08:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse shumë biznese janë mbyllur shkaku i situatës së krijuar nga Coronavirusi, ende nuk ka shifra për dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomikë Amerikan të Kosovës (OEAK), Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, tha se është e sigurt se do të ketë rënie të nivelit në ekonominë e vendit, sikur gjithkund në botë.

Por sipas tij, ende nuk ka shifra sa janë këto humbje, sepse krejt kjo varet sa do të zgjasë gjendja me pandeminë dhe nga masat që do të ndërmarrë Qeveria për përballje.

“Dhjetë ditë pas vërejtjes së ndikimeve të para negative në ekonominë tonë nuk do të jemi në gjendje të arrijmë nivelin ekonomik që është planifikuar për vitin 2020. Ne megjithatë jemi të integruar në ekonominë globale”, tha Zeka.

Ai ka thënë që ndikimi në tregtinë e Bashkimit Evropian pritet të jetë në 15 miliardë dollarë amerikan.

“Edhe ne do të ndikohemi në këtë aspekt. Sa do të jetë niveli ekonomik mbetet të shihet sa do të zgjasin këto masa,  nëse do të vihet në kontroll përhapja e pandemisë”, theksoi Zeka.

Sipas Zekës, është e nevojshme të ruhet likuiditeti, brenda sektorit privat dhe në ekonomi, sepse ka kapacitete mjaftueshëm mirëpo janë të kufizuara.

“Është e nevojshme të ruhet likuiditeti brenda sektorit. Në ekonominë tonë burimet e financimit gjithmonë kanë qenë të kufizuara, prandaj edhe kreditë me interes në sektorin privat t’i kryejnë detyrimet e tyre do të ishte një zgjidhje shumë e mirë që Qeveria nuk duhet të ketë druajtje në këtë aspekt. Në njërën anë kemi kapacitete edhe pse të kufizuara”.

Zeka tha se një pjesë e madhe e njerëzve po vazhdojnë punën nga shtëpia, ndërsa një pjesë e tyre nuk e kanë të munduar të dalin në vendet e tyre të punë, kjo për shkak të pandemisë që është përhapur në Kosovë dhe gjithë globin.

Sipas tij, një sërë ligjesh kanë mbetur pa u shtyrë përpara për shkak të vonesës së konstituimit të institucioneve.  

“Ndërmarrjet nuk do të jenë në gjendje t’i kryejnë detyrimet e tyre. Kanë mbetur një sërë ligjesh të cilat për shkak të vonesës në konstituimin e institucioneve të reja kanë mbetur pa u shtyrë përpara. Me krijimin e Qeverisë së re prisnim që këto procese të reformave të ecnin përpara fatkeqësisht është diçka që po presim të ndërrohet sidomos në këtë krizë që vendi po hynë”, shtoi më tej Zeka.

Të ngjashme