Zeka kërkon lehtësira për lëvizjen e punëtorëve e mallrave: Kufizimi godet ekonominë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 13:38 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike Amerika në Kosovë (OEAK), Arian Zeka ka kërkuar lehtësira për lëvizjen e bizneseve dhe punëtorëve, pasa karantimit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Zeka ka thënë se gjatë ditës ka marrë shumë ankesa nga bizneset për pengesa gjatë hyrjeve dhe daljeve në Prishtinë.

“Kemi kërkuar nga MPBA dhe MEPTINIS që të lëshojë një udhëzim përmes të cilit bëhet vazhdimi i lëvizjes edhe për  punonjësit që duhet të shkojnë te vendi i punës, por edhe për automjete të tjera transportuese e furnizuese,  në mënyrë që të mos ndërpritet furnizimi me produkte esenciale në asnjë mënyrë”.

“Sot e hënë po shohim një numër të madh të ankesave nga ana e bizneseve sërish veprime që janë individuale të policëve pra varësisht nga  pika e kontrollit  ku ndalen dikush e interpreton vendimin me fleksibilitet më të madh  dikush e implementon në mënyrë krejt tjetër në mënyrë më rizhide që po shkakton huti dhe vështirësi. Ajo çfarë po ndodhë është që këto autoritetet të lëshojnë një udhëzim se si mund të pajisen edhe punonjësit edhe ndërmarrjet me leje të veçanta”, tha Zeka

Ai ka thënë se përveç kujdesit për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, duhet të kujdesemi që të mos dëmtohen bizneset në mënyrë të parikuperueshme.

“Në njërën anë duhet të vazhdojmë të kujdesemi ta parandalojmë  përhapjen e pandemisë Covid-19, por në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë dënimin në ekonomi të bëhet aq i madh sa pasatja rikuperimi të bëhet me kosto të madhe që nuk mund ta rikuprerpojmë dhe kur po flas për kosto nuk po e nënkuptoj vetëm atë financiare”, shtoi Zeka. 

Zeka ka thënë se Prishtina është selia qendrore e pjesës dërmuese të bizneseve dhe do të duhet që të lejohet kalimi i punonjësve, raporton EO.

“Prishtina është qendra ku i kanë selitë e tyre pjesa dërmuese e ndërmarrjeve kosovare, por edhe sikur të mos ishte kjo Prishtina është udhëkryq i rëndësishëm përmes të cilit kalojnë edhe automjetet transportuese të cilat bëjnë furnizimin me mallra edhe futja e Prishtinës në karantinë natyrisht që e vështirëson edhe zinxhirin e furnizimit dhe mund të shkaktojë edhe pasoja të tjera në furnizim me mallra jo vetëm të qytetit të Prishtinës, por edhe komunave të tjera”.

“Ajo çfarë ne kemi kërkuar bashkë me OEK-un është që të lejohet edhe kalimi i punonjësve të disa ndërmarrjeve që mund të ndodhen jashtë Prishtinës, ose jashtë, por që kanë punonjës qoftë nga Prishtina ose anasjelltas lëvizja e të cilëve është e domosdoshme për aktivitetin e tyre, po flasim edhe për ndërmarrje prodhuese  puna e të cilave nuk duhet të ndërpritet në asnjë mënyrë”, shtoi Zeka.

Ndërsa duke folur për Pakon Emergjente Fiskale, Zeka ka thënë se masat e ndërmarrja nuk janë proporcionale me dëmin e shkaktuar.

“Nëse analizojmë aftësinë tonë buxhetore mund të konkludojmë shumë lehtë se masat janë reale i përgjigjen aftësisë tonë. Megjithatë nga këndvështrimi i sektorit privat  masat janë të pamjaftueshme si të tilla, diku po flasim për gjysmën e ndërmarrjeve të cilat nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik qoftë për shkak të vendimit i cili i ndalon veprimtaritë e tyre në mënyrë eksplicite ose në forma të tjera për shkak se ato janë afektuar nga forma të tjera dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojnë aktivitet”.

“Nëse e shohim gjithçka që është përfshirë brenda pakos fiskale emergjente atëherë sërish ne si përfaqësues të sektorit privat atëherë mund të themi se masat nuk janë proporcionale me dëmin që është shkaktuar në ekonomi dhe  si të tilla ato do të duhej të reflektoheshin më mirë  dëmet që i janë shkaktuar ndërmarrjeve private dhe punonjësve të tyre”, tha Zeka.

Lexo më shumë:

Të ngjashme